-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT në resortin e Hysenbelliut, Sula: Hakmarrje e Ramës! Shkatërrime si Rusia në Ukrainë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula përmes një postimi në Facebook ka reaguar përsëri për aksionin e IKMT-së në “Prestige Resort”.

Ai është shprehur se kjo është një hakmarrje politike ndaj mediave.

Hakmarrja ndaj grupit mediatik dhe shkatërrimi në 4 ditë i të gjithë imazhit turistik shqiptar.

“Sot është dita e 4 që rruspat e shtetit, me urdhër të Kryeministrit mësyjnë në “Prestige Resort” për të vijuar me shkatërrimet njësoj si Rusia në Ukrainë.

Në të gjithë këtë histori mund të nxjerrim qartë disa konkluzione.

Nuk kemi të bëjmë thjesht me një luftë të shtetit ndaj paligjshmërisë, por një hakmarrje politike. Nëse do të ishte ndryshe operacioni nuk do të zgjaste 4 ditë e më shumë. Kemi parë që kur IKMT futet në aksion, brenda pak orësh rrafshohen dhjetra godina e mos të them lagje. Por në rastin konkret IKMT del bën shembje me matrapik edhe në ditë pushimi zyrtar, por ama kur shkon ora 15:00 e lë punën. Rruspat ngrihen dhe ikin për të ardhur sërish ditën tjetër ndërkohë që punojnë si Breshka. Kjo është prova më e qartë se kemi të bëjmë me një hakmarrje dhe me një qëllim që të shkaktoj sa më shumë dëm ekonomik dhe diskretitim ndaj biznesit dhe pronarit të saj.

Dëmi ekonomik patjetër që është katastrofik. Kjo është evidente.

Dëmtimi i imazhit të resortit. Edhe kjo është e sigurt”, shkruan Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit