Ditën e sotme është hapur spitali i ri i Laçit.
“Hap dyert edhe spitali i ri, rilindur pas shkatërrimit nga tërmeti si një model shembullor i spitaleve bashkiake në vend” tha Edi Rama.
Ai tha se qeveria e tij i mban premtimet. “Ne e bëjmë atë që themi edhe pse jo gjithmonë arrijmë t’i bëjmë në kohën e duhur dhe si duhet. Unë shpresoj të na votojnë më shumë këtu në Laç” tha ai.
Më tej kaloi në sulm kundër opozitës. “Qyteti ishte i lënë pas dore nga ata që kanë marrë votën e lanë pas dore për shumë vite” tha Rama.