-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A i shkeli Bërnabiç rregullat e vizitës, çfarë tha ajo në Mitrovicën e Veriut

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nga Mitrovica e Veriut, ku po qëndron për vizitë, dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.

“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja e Serbisë shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për popullin serb në Kosovë, në mënyrë që përmirësimi i kushteve të jetesës të shihet në terren.

“Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Bërnabiq.

Bërnabiq arriti paraditen e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe – subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës – si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Kjo është vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se është zgjedhur kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit njëditor, ajo do të vizitojë komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq – ku popullata shumicë është serbe.

Më 2 shtator, autoritetet e Kosovës lejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit