Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, mori pjesë këtë të hënë në një takim me përfaqësuesit dhe strukturat lokale të partisë në Berat.
“Shqipëria nuk është çifligu i Ramës, por është e të gjithë qytetarëve. Ne do t’ia marrim të gjitha pushtet dhe do ta vendosim përpara drejtësisë me ligjet që ai i ka bërë vet. Nuk do të bëjmë ndonjë ligj special për këtë”, u shpreh Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se me paratë që ka marrë borxh Rama, ai do të kishte bërë një tunel Berat-Londër.
“Me kaq borxh sa ka marrë Rama, Ilir Meta do të kishte bërë një tunel nga Berati në Londër”, tha Meta.