Një person është arrestuar në Kamzë, pasi ka tentuar që të vrasë gruan.
I arrestuari në fshatin Kasallë është 37-vjeçari Marash Mexhaj.
Mbrëmjen e djeshme ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë pasi dëgjuan thirrjet për ndihmë të gruas.
Në momentin që kanë arritur shërbimet e policisë, ai hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur.
37-vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Gjithashtu municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të policisë.