Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh në një intervistë të fundit se Ilir Meta është i domosdoshëm në politikë.
Deputetja e Partisë së Lirisë iu referua edhe gabimeve të opozitës që nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
Të dyja këto vendime, tha Kryemadhi, ishin pjesë e lojës Basha-Rama për t’i dhënë të gjitha pushtet Edi Ramës.
“Rikthimi i Metës? E kishim të domosdoshme një risjellje, një ristartim total jo vetëm nga ana organizative, por edhe nga vizioni politik. Sepse vendimet e gabuara të djegies së mandateve, të bojkotit të zgjedhjeve lokale, vendime emocionale, por edhe të kushtëzuara prej të qenurit opozitë e bashkuar, që tregoi që ishte një nga vendimet më të gabuara. Sot akoma më shumë bindemi që ka qenë një lojë e përbashkët Basha-Rama për t’i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës. Tregoi edhe njëherë që vazhdimësia e Ilir Metës në politikë është e domosdoshme”, u shpreh Kryemadhi në Syri tv.