-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Ai është shprehur se ajo është dëshmi e gëzimit që buron nga dashura për jetën.

“Shenjt Tereza e Kalkutës dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor.

Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit.

Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë. E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin!”, shkruan Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit