Kryeministri Edi Rama ka ndarë të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, sipas të cilave aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë për katërmujorin e dytë të këtij viti.
“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN
*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”, ka shkruar kryeministri krahas të dhënave.