Kanali francez Metropole i ka kushtuar një reportazh policisë shqiptare. Për këtë, ata kanë intervistuar edhe Gledis Nanon, në kohën kur ky i fundit ishte drejtor i policisë.
Nano dëgjohet të listojë në shqip 14 raste kur kriminelët janë arratisur gjatë kohës që ai drejtonte Policinë, pasi operacionit ishin dekonspiruar dhe informacioni ishte shpërndarë deri te bandat.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano.
Më tej Gledis Nano, i cili në dokumentar cilësohet edhe si “i hekurt”, shton se për shkak të reformës në drejtësi, i është dashur të largojë nga puna shumë kolegë të vetë në polici.
“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë.
Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse në qoftë se një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, ka zbuluar ish-drejtori.