Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Nafplio të Greqisë. Dy hajdutët hynë në katin e parë të një banese dhe fillimisht i lidhën duart pjesëtarëve të familjes dhe më pasi i grabitën.
Ata morën para dhe sende me vlerë dhe janë larguar nga shtëpia. Çifti nisi të thërriste për të kërkuar ndihmë.
Por ngjarja nuk u mbyll me kaq, djali 19-vjeçar iu qep pas hajdutëve duke i ndjekur lakuriq dhe me duar të lidhura në rrugë.
Grabitja ndodhi mëngjesin e së shtunës së 3 shtatorit, kur dy autorët, të pambuluar me fytyrë, hynë në shtëpi dhe me armë imobilizuan tre anëtarët e familjes, prindërit dhe djalin e vogël.