-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditi Tiranën, Hamzai nuk pendohet: Dy fjalët që i thashë vëllait dhe e vrava

Kryesoret

Zbardhet dëshmia e plotë e Arsen Muskurtit, biznesmenit që vrau vëllanë dhe kunatën. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Tiranë.

Shkak ishin konfliktet e vjetra për pronësinë. Dy palët kishin përfunduar shpesh në polici. Pika që i vendosi kapakun ishte momenti kur autorit i shkoi fletëthirrja nga gjykata.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat.

Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Ditën e ngjarjes mora një fletëthirrje nga gjykata ku thuhej se i vëllai dhe kunata kishin marrë urdhër mbrojte.

Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë” dhe më pas nuk mbaj mend se çfarë kam bërë.

Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë.

Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash” tha Arsen Muskurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit