Pas fitores Liz Truss mbajti një fjalim falënderues në sallën e Qendrës së Mbretëreshës Elizabeth II.
Truss tha se tha se është nder të zgjidhet si udhëheqëse dhe u është zotuar të zbatojë premtimet e saj ndaj votuesve.
Ajo tha se ka një “plan ” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.
Për sa i përket çështjes mbizotëruese të rritjes së faturave të energjisë, ajo thotë se do të “përfundojë” kur bëhet fjalë për krizën, duke u marrë jo vetëm me faturat, por edhe me çështjet afatgjatë të furnizimit.
Liz Truss gjithashtu përshëndeti dhe kandidatët e tjerë të garës për udhëheqje konservatore, veçanërisht Rishi Sunak.
Truss nuk harroi pa falënderuar dhe Boris Johnson për qëndrimin kundër Vladimir Putinit, përfundimin e Brexit, nxjerrjen e vaksinës Covid dhe “dërrmimin e Jeremy Corbyn”.