-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 gjëra që s’duhet t’ja thoni dikujt që vuan nga depresioni

Kryesoret

  1. “Çfarë arsye ke për të qenë në depresion?”

E kuptojmë që qëllimi juaj është i mirë dhe se po përpiqeni t’i thoni që nuk ka asnjë problem madhor në jetë që ta çojë në këtë gjendje, por mos e bëni. Ekziston një keqkuptim në shoqërinë tonë që e percepton depresionin si gjendje “rreth diçkaje”. Depresioni s’është gjendje që vjen si pasojë e një reagimi dhe personi nuk e zgjedh të jetë aty ku është. Edhe nëse dikush është në gjendje depresive si pasojë e një ngjarjeje që i ka ndodhur në jetë, t’i pyesni pse është si të mos i jepni rëndësi ndjesive dhe problemeve të tij me shëndetin mendor. Duket sikur në një mënyrë tjetër po i thoni “po tregohesh budalla që e le veten deri në këtë pikë”.

Njerëzit nuk mund ta kalojnë stresin apo ankthin me një buton dhe komentet e pamenduara mirë, thjesht e përkeqësojnë gjendjen.

Në vend të kësaj fjalie mund t’i thoni: “E di që nuk je ndjerë mirë kohët e fundit. Erdha të shoh nëse mund të ndihmoj me diçka.”

  1. “Mendo gjëra të bukura! Harro!”

Eshtë 100% e sigurt që kushdo që është përballur me depresionin ka dëgjuar të paktën 1 herë një koment të tillë. Ju mendoni se është vërtetë kaq e thjeshtë të “mendosh pozitivisht”?!

Që të ndodhë diçka e tillë, duhet terapi, shumë punë dhe mbështetje pasi duke thënë thjesht “mendime të bukura” ja vështirësoni edhe më gjendjen emocionale.

Në vend të kësaj mund t’i thoni: “Çfarë të ka ndihmuar më shumë ta kalosh këtë?” Kështu i jepni një alternativë reale dhe e shtyni të bëjë gjëra që e çojnë drejt një gjëndjeje më të mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit