-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e rëndë në Gjirokastër, prefekti kërkon ndihmë: Po digjen fshatrat, në terren janë 15 ushtarë

Kryesoret

Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote, ka kërkuar ndihmën e ushtrisë lidhur me situatën e zjarreve në zonë, kryesisht në Dropull.

Prefekti Kote ka bërë me dije se situata në bashkinë e Dropullit është dramatike, teksa në terren janë vetëm 15 ushtarë.

Ai thekson se zjarri është duke u përhapur dhe mund të rrezikojë edhe banesat në fshatrat afër zonës që është ende e pushtuar nga flakët.

‘’Urgjente/ Në bashkinë Dropull situata është dramatike. Duhen forcat e ushtrisë te ndërhyje se po digjen fshatrat. Ne terren janë vetëm 15 ushtare”, thotë ai.

Kujtojmë se ditën e sotme në Dropull kanë ndërhyrë dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia të tipit Canadair.

Vatra sporadike zjarri ka pasur edhe në kullotat mbi fshatin Sofratikë, por ato kanë qenë nën kontroll dhe nuk rrezikuan banorët dhe pasurinë e tyre materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit