-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Paketa e Maleve i hap një rrugë të re zhvillimit rural!

Kryesoret

Kryeministri i Edi Rama këtë të diel në episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim”, foli sërish për “Paketën e Maleve” duke theksuar se ajo do të hap një rrugë të re për zhvillimi rural.

Sipas tij “Paketa e Maleve” është një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe një mundësi e re për të krijuar investime.

Ndër të tjera Kryeminsitri theksoi se në fokus do të jetë edhe siguria ushqimore.

Sipas tij, sfida kryesore është krijimi i një sistemi të plotë kontrolli dhe cilësie, që përfshin të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga bujqësia dhe blegtoria deri te përpunimi dhe paketimi i produkteve ushqimore.

Fjala e Ramës

Një proces që shpesh keqkuptohet si një listë detyrash që duhen përmbushur për të tjerët, ndërkohë që në thelb është diçka që lidhet drejtpërdrejt, jo thjesht vetëm me shëndetin e shqiptarëve këtu në Shqipëri, e konsumatorëve këtu në Shqipëri, por edhe me misionin tonë të përbashkët kombëtar të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Nuk është një çështje rregullash në letër, është një çështje e ndërtimit bashkërisht të një sistemi funksional prodhimi, kontrolli, cilësie dhe besimi në çdo hallkë. Në këtë fazë, Shqipëria nuk bën vetëm harmonizimin ligjor me Bashkimin Europian, por edhe duhet të sigurojë zbatimin konkret të ligjeve në realitetin e përditshëm. E prandaj, ne po ndërveprojmë dhe do të ndërveprojmë gjithmonë e më aktivisht me sipërmarrësit dhe sipërmarrjet në bujqësi, sipërmarrësit dhe sipërmarrjet që kanë të bëjnë me produktet shtazore dhe nënproduktet e tyre, sipërmarrësit dhe sipërmarrëset që kanë të bëjnë me gjithçka që sot del nga toka e Shqipërisë, falë punës dhe duarve të tyre të arta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit