Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann ka zhvilluar në takim mes kreut të SPAK, Arben Krajës dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Gjatë takimit ata kanë biseduar për Reformën në Drejtësi dhe rrugën që duhet të ndjekur për tu anëtarësuar në BE.
“Takime të rëndësishme sot me ministrin e Drejtësisë @manja_ulsi & Kreu i SPAK #ArbenKraja . Sundimi i ligjit është shtylla kurrizore e rrugës së #Shqipërisë drejt #BE . Konsolidimi i #Reformës në Drejtësi duhet të shkojë përpara.
Synimet kryesore mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykatat efikase dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe #korrupsionit të nivelit të lartë në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. #BE është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese“, ka shkruar ajo në Twitter.