-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata e Vuçiç për Kosovën, Sllovenia thërret ambasadorin serb

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

MPJ e Sllovenisë ftoi në bisedë ambasadorin serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviç, për të biseduar për këto deklarata që Vuçiçi i bërë gjatë një konference për media lidhur me vizitën e Pahorit në Serbi.

Ambasadori slloven në Serbi, Damjan Bergant, po ashtu është ftuar në bisedë për temën e njëjtë, tha Ministria sllovene për N1.

Presidenti serb, pas takimit me Pahorin në Beograd, ishte pyetur nga gazetarët pse Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë dhe ai ishte përgjigjur duke pyetur: “si t’ua shpjegoj qytetarëve se Serbia po i vendos sanksione Rusisë e jo Sllovenisë?”.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë. Sllovenia e ka shkelur. Dhe siç e shihni, ne kemi raporte të mira me Slloveninë”, tha Vuçiç dhe shtoi se Sllovenia, sikurse për shembull Franca, Gjermania dhe SHBA-ja që njohin pavarësinë e Kosovës, që sipas qëndrimit të Serbisë, po shkel ligjin ndërkombëtar, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ministria e Jashtme sllovene tha se ishte shumë e befasuar nga deklaratat e Vuçiçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit