-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata e Nanos për dekonspirim të operacioneve, Meta: Shtet që ka detyrime ndaj bandave

Kryesoret

Teksa iu referuar deklaratave të ish-drejtuesit të Policisë, Gledis Nano, për dekonspirimin e operacioneve, Meta u shpreh se kjo qeveri ka detyrime ndaj bandave.

“Ashtu siç është e qartë se ç’do të thotë kur vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka deklaruar që 14 u dekonspiruan nga 32 persona që duhet të ndaloheshin nga këta drejtuesit e bandave. Kjo do të thotë një shtet që ka detyrime ndaj bandave sepse i përdor për të vjedhur votat, i përdor për të mbajtur në presion qytetarët. I përdor për gjithfarë aferash”, tha Meta.

Ai theksoi se nëse nuk do të bëheshin këto vjedhje të frikshme, mundësia për politika sociale, rritje pagash e pensionesh është shumë e madhe dhe do të sillte mbështetje për familjet shqiptare.

“Po të kemi në konsideratë këto vjedhje të frikshme që ndodhin këtu, ku 1 km rrugë e re kushton 6 herë më shumë se sa në Serbi e shumë e shumë vjedhje të tilla katastrofike me veprat publike, pa asnjë diskutim që mundësia për politika sociale, për rritje pagash të qëndrueshme, për rritje të qëndrueshme të pensioneve, për politika të kujdesit social është shumë e madhe dhe do sillte një mbështetje për shumë familje shqiptare që diskutojnë dhe qindarkën. Do i jepte frymëmarrje konsumit, do rriste fuqinë blerëse. 2/3 e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 usd në ditë, nën minimumin e kufirit të varfërisë”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit