Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara është gjetur i vdekur në Itali. Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja që në datën 2 shtator.
Biznesmeni është gjetur në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino).
Mediat italiane kanë publikuar këtë të martë detaje të reja nga ekzekutimi i 43-vjeçarit.
Dyshohet se në vrasjen e tij të kenë marrë pjesë 3-4 persona.
Sipas hetuesve, viktima mund të jetë futur në grackë, pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia.