Plot 611 kg kanabis ishte fshehur mesa arkave të një kamioni që po qarkullonte në rrugët e Romës me targa spanjolle.
Kamioni u ndalua nga policia dhe dy korrierët spanjollë shfaqën nervozizëm dhe nuk ditën t’ju përgjigjeshin pyetjes së policëve se për ku ishte nisur ngarkesa. Kjo ngjalli dyshime te policia dhe këta të fundit gjatë kontrollit gjetën drogën e fshehur.
Sipas financës italiane droga e gjetur kapte një vlerë rreth 2.5 milionë euro, po ashtu trafikantët u kapën dhe u lanë në burg.