-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet për “spiunët” në Gramsh, iu gjetën edhe tre lingota ari

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me dy ruset dhe një ukrainas, të cilët u kapën në bazën ushtarake në Gramsh, me dyshimet si janë pjesë e një misioni spiunazhi në vendin tonë.

Në makinën e tyre, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, krahas një fisheku, 6 mijë dollarëve dhe disa telefona celularë janë gjetur edhe tre lingota ari, raporton Top Channel.

Kjo ka hapur një pistë të re hetimi.

Pesha e tyre është 10, 20 dhe 100 gram ar. Pavarësisht se në dukje pesha është modeste, vlera në tregun e sotëm të shtrenjtuar të metalit të verdhë shkon në më shumë se 12 mijë euro.

Grupi hetimin beson se shuma e  konsiderueshme e parave e gjetur ne makinën e tyre mund të përdorej për të paguar bashkëpunëtorët shqiptarë. Prandaj një prej pistave ku po hetohet,  është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.

Hetimi ndaj dy rusëve dhe një ukrainasi është fokusuar tek interesi i tyre i posaçëm ndaj digave dhe baseneve ujore, përfshirë dhe Bovillën, që është basen uji i pijshëm për Tiranën, ndërkohë që një prej tre të arrestuarve sllavë, kishte profesionin kimist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit