Një aksident ndodhi sot në mesditë në aksin Gramsh-Cërrik, ku një furgon dhe një kamionçinë u përplasën.
Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta.
Dyshohet se shkaku ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.