-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti komenton letrën e Macron dhe Scholz: E vlerësojmë interesimin e tyre

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështesin interesimin e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar në procesin e dialogut për marrëveshjen që ka në qendër njohjen reciproke.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca. Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai.

Kreu qeveritar foli edhe për respektimin e plot të ujdisë për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë vlen reciprociteti, por liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit