Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ishte kritik me qeverinë. Ai e pyeti ministren e Financave se kur do të miratohet paketa e dytë, pasi ka tre muaj që qytetarët që janë prekur më shumë nga kriza nuk kanë marrë asgjë.
“Kjo zgjatja kur fillon paketa e dytë? Qershori, korriku dhe gushti ikën, bëhet fjalë për shtresat më të prekura të shoqërisë. Që me thënë të drejtën janë goditur më fort se cdo kush tjetër. Sa kohë që tre muaj nuk kanë marrë asgjë. Mbesin edhe 4 muaj nga ky vit. Kur do të fillojë zgjatja? Dhe e dyta, cfarë do të marrin? Do të jetë e njëjta paketë?” tha ai.
Deputeti socialist tha më tej, se bujqit kanë dy muaj pa marrë naftë. “Keni marrë disa vendime lidhur edhe me bujqësinë. U caktua edhe një fond për caktimin e mbështetjes me naftë për bujqit, por ka 2 muaj që nuk marrin asnjë gr naftë falas. Punët janë tani. Më parë ishte korrja, tani është plugimi. Nëse nuk ka punë tani, harrojeni pranverën e vitit tjetër”.
Më pas, deputeti u ndal te investimet. “Realizimi i investimeve publike është në nivele jo të kënaqshme. Po të shikosh edhe janë -4.5 mld lekë nga plani edhe për korrikun. Do të ishin të domosdoshme për të ndihmuar ekonominë. Jeni të bindur se do ta realizoni planin e investimeve publike deri në fund të vitit.
Investimet me financim të huaj janë në nivelin më të ulët të mundshëm. Ka ndonjë problem me këto? Në cilat institucione dhe programe. Realisht duhet të ketë një problem shumë të madh në këtë pikë” konstatoi Barçe.









