-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të rinjtë po braktisin vendin”, Xhixho: Të ikë Rama dhe qeveria e oligarkët e tij!

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një reagimi në Facebook është shprehur se drama më e madhe e Shqipërisë është braktisja e vendit nga të rinjtë.

Xhixho ka reaguar në lidhje me aplikimet në universitet duke thënë se auditorët e zbrazura janë pasqyrë e politikave të dështuara arsimore.

“Drama më e madhe e vendit është braktisja e vendit nga të rinjtë, që tregon dështimin e sistemit arsimor dhe pamundësinë ekonomike për të krijuar një të ardhme këtu.

Regjistrimet në universitet zbulojnë plagën e ikjes së rinisë dhe potencialit intelektual.

Pavarësisht incentivave për 35 programe studimi, të konsideruara prioritet kombëtar, të rinjtë zgjedhin të largohen:

Nga 31 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studime jashtë Shqipërisë.

■ Largimi i 10 mijë të rinjve është njësoj si të boshatiset papritur një qytezë e vogël.

Auditoret që sa vijnë e zbrazen janë pasqyrë e qartë e politikave të dështuara të arsimit.

Studentët e rinj injorojnë mbështetjen financiare që ofrohet për degët prioritare sepse e dinë se nesër i pret një treg pune që nuk u ofron garancitë minimale.

Kjo është një këmbanë alarmi për të nesërmen dhe mesazhi më i qartë që ata i drejtojnë kësaj qeverie.

Nga ky vend duhet të ikë iki Edi Rama dhe qeveria e oligarkët e tij dhe jo të rinjtë e truri i një kombi”, shkruan Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit