Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në Shijak sot. Ai denoncoi skandalin e plehrave.
Ish-presidenti tha se djegia e mbeturinave është kthyer në “sulm kimik” për qytetarët, pasi tymi pushtoi zonën.
“Edi Rama edhe të vjedh edhe të helmon! Sot në Gjepalaj të Shijakut.
Atje ku Edi Rama helmon njerëzit duke djegur tonelata me plehra për tërë natën, në pabesi ndaj komunitetit.
Shijaku, Romanati dhe Ndroqi, sikur ka ndodhur një sulm kimik.
Solidaritet me të gjithë komunitetin! Koha e të pabesëve po mbaron” tha ai.
Por, policia arrestoi një 47-vjeçar duke njoftuar se zjarri dhe ndotja kishte ardhur nga djegia e gomave nga i prangosuri.