-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një tjetër “miku” të Putinit i bëhet atentat me bombë

Kryesoret

Zyrtari rus i emëruar si komandant për qytetin juglindor të Ukrainës, Berdiansk, u plagos pasi makina e tij u hodh në erë pranë zyrave ushtarake.

“Sot, 6 shtator, në qendër të Berdiansk, pranë ndërtesës së Administratës Civile Ushtarake, u hodh në erë makina e komandantit të qytetit Artem Bardin,” tha zyra e kryetarit. “Si pasojë e shpërthimit, komandanti i qytetit u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Mjekët po i ofrojnë kujdesin e nevojshëm mjekësor”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por autoritetet pro-ruse fajësuan Ukrainën.

“Terroristët e regjimit të Kievit vazhdojnë të përpiqen të frikësojnë banorët e territoreve të çliruara”, tha zyra e kryebashkiakut pro-ruse. 

Nuk pati viktima të tjera, por tre makina të tjera u dëmtuan, thanë gjithashtu autoritetet. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit