Nesër qeveria pritet që të miratojë planin për kursimin e energjisë. Katër janë pikat kryesore.
Së pari do të jetë vendosja e fashës për familjarët. Nëse do të kalojnë 800 kilovat në muaj do ta paguajnë me çmimin e tregut, pra nuk do të mbrohen.
Së dyti do të miratohet plani për kufizim e energjisë në institucionet shtetërore. Pika e tretë lidhet me kufizimin e ndriçimit publik në rrugë.
Pjesë e tij është edhe kufizimi i ndriçimit të reklamave pas një orari të caktuar gjatë natës.
Pika e katërt është subvencionimi i abonentëve që do të vendosin panele diellore.