PS dhe PD kanë rënë dakord për të shtyrë edhe me 6 muaj reformën zgjedhore. Palët kanë afat deri në mars 2023 për të arritur marrëveshjen politike për ndryshimet. Ky propozim i dërgohet kuvendit për votim ku nuk pritet që të ketë surpriza.
“Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, si dhe të pikës IX të Vendimit të Kuvendit nr. 12/2022 me propozimin e Bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore kërkohet që komisioni të shtyhet deri më 10 mars 2023” thuhet në njoftim.