Gledis Nano vijon që të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas shkarkimit. 11 muaj qëndroi dhe u shkarkua.
Para se të shkarkohej, Nano duket se ka zbuluar përse nuk kishte pasur përmbushje të objektivave të përcaktuara.
Ai tha se gjatë kohës që ushtronte detyrën, janë arratisur 14 kriminelë të rrezikshëm, kjo pasi janë dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.
“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale.
Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë” tha Nano.
Dhe kështu ndodhi. Agjenti Jeton Lami u arrestua pasi dekonspironte aksionet për kapjen e Ervis Martinajt.
Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, Nano thekson se për shkak të reformës në drejtësi, i është dashur të largojë nga puna shumë kolegë të vetë në polici.
“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë.
Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan.
Kjo gjë sepse në qoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit” tha Nano. Deklarata e tij kanë shkaktuar reagime nga opozita.