-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për bordet, PD presion Kushtetueses dhe dy kërkesa për Ramën

Kryesoret

Një ditë pasi PD dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shfuqizuar bordin e karburanteve, deputeti Arbi Agalliu kishte dy kërkesa për qeverinë Rama.

Ai i kërkoi qeverisë që të ndikojë te bordi për uljen e çmimit dhe heqjen e taksave që ndikojë te karburanti.

“Dje Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e këtij Bordi, si mekanizëm që po vjedh shqiptarët dhe po i varfëron ato edhe më shumë.

Ndërsa nxisim Gjykatën Kushtetuese për një shqyrtim të shpejtë dhe pa vonesa të kërkesës dhe mbrojtjen e interesit publik, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon nga Qeveria marrjen e dy masave urgjente për lehtësimin e situatës dhe uljen e cmimit të karburantëve.

Së pari, Qeveria të përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të cmimit të naftës, gazit dhe benzinës.

Së dyti, hartimi i një pakete të posacme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në cmimin e karburanteve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit