Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin për procedurën e ngritjes së satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i partisë Demokratike Belind Këlliçi. Me anë të një postimi në facebook, Këlliçi tha se kjo aventurë 3 vjeçare do të kushtojë shqiptarëve 6 milionë dollarë ose 671 760 000 lekë.
“Shqiptarët prisnin të dëgjonin nga Rama diçka për rritjen e rrogave dhe pensioneve, uljen e inflacionit dhe të çmimeve, po për këto qeveria nuk ka para.
9 vjet që thotë bëni durim… 6 milionë dollarë ose 671 760 000 lekë do t’i kushtojë shqiptarëve kjo aventurë 3-vjeçare. Por aventurat e çmenduritë nuk mbarojnë me kaq.
4 milionë euro të tjera do t’i shkojnë kopshtit në oborrin e kryeministrisë, që Edi Rama të pushojë prej sfilitjes së madhe e të planifikojë tenderin e radhës për çeljen e punimeve në
Rrugën e Qumështit! Një kryeministër mendërisht i shëndetshëm dhe i përgjegjshëm do t’i shpinte këto para tek qytetarët, por Edi Rama nuk jep.”, shkruan Këllici.