Mbrëmjen e djeshme sheshi “Skëndërbej” është ndezur nga ylli botëror Rita Ora. Këngëtarja u prit me shumë dashuri dhe emocion nga publiku shqiptar.
Në pah dilte veshja e saj me ngjyrat e flamurit dhe shqiponja në mantelin e kuq.
Rita kishte veshur një ‘body’ ku ishte ndërthurur mjaft bukur detaji i shqiponjës dykrenare.
Ajo zgjodhi ta niste koncertin me këngën “Ritual”, për të vijuar me “Body on me”, e shumë prej hiteve të saj botërore.