-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ultimatum Rrumbullakut: Pre “drutë” e shtrembëta në polici

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për Gledis Nanon dhe i kërkoi sot drejtorit të ri të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku që të veprojë me dorë të hekurt për policët e inkriminuar.

Ka drurë të shtrembër, shtrembësia e të cilëve ka rënë në sy sidomos në periudhën e fundit, që duhen prerë dhe ka akoma shumë rrugë për të bërë. Një pjesë e drejtësisë është e mbytur ende nga llumi.

Sa e sa janë rastet, të dhimbshme gjithë këto vite kur policia ka harxhuar kohë dhe energji, ka rrezikuar edhe jetën për t’u hedhur hekurat atyre që gjykatat u kanë rrahur shpatullat, vrasës, përdhunues dhe dhunues.

Edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në policinë e shtetit, sepse AMP e pati çuar në prokurori për t’u ndjekur penalisht për shkelje të ligjit. Gjykata e rikthehen në detyrë dhe një prokuror që më pas mori atë që i takonte, u shkarkua nga vettingu, ia mbylli çështjen.

E zbardhi komplet duke e rifutur në trupën policore, që nuk ka ca bën veçse të hap derën kur tjetri del si dhunues i ligjit dhe rikthehet si i pastër. Unë apo drejtuesi këtu, i vuajmë këto dhe marrim kosto të pa merituara” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit