Një muaj pas vrasjes së vogëlushes Jonada Avdia në Potam, kryeministri Edi Rama njoftoi nismën e re.
Ai tha se do të krijohet një njësi speciale me emrin “Jonada” për monitorimin e situatës në plazhe për vitin tjetër.
“Do të krijojmë një njësi speciale policore, që do ta quajmë “Jonada”, për monitorimin nga uji dhe ajri për të garantuar siguri të plotë për pushuesit në det.
Këtë hall me mjetet e ujit e kanë edhe vende që kanë shumë vite eksperience në kurriz” tha ai. Jonada Avdia u vra nga shefi i policisë Arjan Tase me skaf.