-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra? Rama flet për herë të parë për Vis Martinajn: Dilema merr fund

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama foli sot për herë të parë për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Ai i kërkoi drejtorit të ri të policisë së shtetit që të zbulojë sa më shpejt të vërtetën, nëse është vrarë apo është gjallë.

“Si është e mundur që policia akoma sot, nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri.

Është e papranueshme që me javë të tëra mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve janë bërë si “Big Brother” i kronikës së zezë.

U vra, s’u vra, ai që ishte i shumë kërkuar, cfarë nuk dëgjojnë njerëz, me luanë, bamirësa, oligarkë. Si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të krimit shqiptar.

Policia sot nuk di ta thotë, u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë. Drejtori i ri duhet të sigurohet që dilema të marrë fund.

Nëse është vrarë të thuhet që është vrarë, nëse jo, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit