Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Kombinat, u shpreh se qeveria vazhdon të vjedhë qytetarët dhe këtu po përdoret edhe lufta në Ukrainë.
Ai u shpreh se pasojat sociale janë më të rënda në Shqipëri se në Ukrainë.
“E dimë që Ukraina është në luftë, por pasojat sociale këtu janë më të rënda se edhe në Ukrainë, përfshirë këtu edhe çmimin e karburanteve. Ne kemi depozituar projektligjin për pezullimin e taksës së karbonit. Nëse këto taksa do të hiqeshin çmimi do të binte me rreth 370 lekë të vjetra, por qeveria kërkon të mbushë arkën, duke zbrazur xhepat e qytetarëve”, tha Meta.