Një nga abuzuesit e 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, pas sulmi të mbrëshëm.
“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.
Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për ti treguar se si ka ndodhur rasti.