Vora dhe Kamza t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ketë më shumë shërbime te qytetarët. Këtë pohoi nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku.
“Elementi i parë, do të ishte një lirshmëri më e madhe e njësive administrative e bashkive për të ristrukturuar njësitë administrative. Bashkia e Tiranës ka tri njësi, të cilat kanë nga ana strukturore elemente shumë të ndryshme.
Për të përmirësuar ofrimin më të mirë të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, njësia administrative e Vorës dhe Kamzës, do të bënin shumë sens të ishin të bashkuara në qytetin e Tiranës”, u shpreh Mazniku.