-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas sherri, Mziu i hakërrehet Ndreut: Pusho ore polic ordiner, papagall

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme për reformën territoriale, komisioni është përfshirë nga debatet për ndarjen e re që pritet që të bëhet. E ndërsa PS kërkon më pak bashki se 61 që janë tani, PD kërkon më shumë, të paktën 90.

Debati vazhdon dhe gjatë diskutimeve kanë dalë probleme të pushtetit vendor. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu njohu komisionin me një nga problemet që po has në drejtimin e bashkisë me administratën.

“Sot një inxhinier në urbanistikë nuk të vjen, nuk e di se cfarë e pengon qeverinë të hedh poshtë VKM, se ne na privon nga marrja e personelit, duhet të zhbëhet VKM e ‘98-ës, ne operojmë me nivelin e pagave të 98-ës, është absurd.

Duhet të zhbëhet nëse duhet që bashkitë të performojnë më mirë. Ajo VKM e ‘98. Ne operojmë me nivelin e pagave të ‘98. Kjo është absurde. Çfarë e pengon qeverinë ta zhbëjë?!” tha ai.

Më pas fjalën e mori deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ish-kryetar i bashkisë Kamzë, anëtar i komisionit që shkëmbeu disa replika të forta me Ndreun duke e ofenduar.

“Nuk të shkon zgërdhimja. Mos kalo në rolin e policit ordiner. Mos më bën mua si papagalli. Shoku Pjerin nga Kamza nuk kalon dot nga frika ti. Shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti, je dru fare” i tha Mziu duke replikuar me Ndreun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit