Marrëveshja për qarkullim vetëm me letërnjoftime nuk po respektohet nga ana e Serbisë në disa pika kufitare.
Bëhet fjalë për pikën kufitare në Muhovc ku s’pranohen letërnjoftimet e Republikës së Kosovës.
Aty s’pranohet as kalimi me tabela Republikës së Kosovës, derisa makinat me tabela të Serbisë që synojnë Kosovën nuk iu kërkohet fare ngjitja e stikerave
“Veç me letërnjoftim të Serbisë. Mundesh edhe me të Kosovës por vetëm kur ka shqiptarë”, ka thënë një banorë për T7.
Në këtë pikë kufitare s’lejohet as kalimi me tabela të Republikës së Kosovës.
Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe vetë T7 që është afruar dhe ka pyetur një polic kufitar, se a mund të kalohet me letërnjoftim të Kosovës.
“Veç në Koncul. Tjerët s’kanë të drejtë me kalu. S’e këta s’bojnë në Novosellë, Muhovc edhe në Breznicë.”, dëgjohet teksa thotë një polic kufitar për T7.
Lidhur me këtë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka lënë të kuptohet se për këtë gjë Besnik Bislimi është duke biseduar me ndërmjetësuesit e marrëveshjes.
“Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes, dhe ajo do të nënkuptonte liri të plotë të lëvizjes, meqenëse liria e cunguar nuk është liri, dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e adresuar edhe me ndërmjetësit”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.