-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka: Sulmi kibernetik nga Irani, i paprovokuar

Kryesoret

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbajtur një deklaratë me ministrin e jashtëm të Holandës, Wopke Hoekstra.

Ajo ka folur në lidhje me njoftimin e bërë pak më parë nga kryeministri Edi Rama për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Xhaçka u shpreh se sulmi kibernetik ishte i paprovokuar nga Shqipëria.

“Shqipëria ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatik me Republikën Isalmike të Iranit si një kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik që ndodhi në korrik. Ishte një sulm i paprovokuar pa asnjë shkak kundër një vendi anëtar të NATO-s si dhe kandidat në BE. Ky përbën një hap drastik, por për fat të keq agresivitetin i sulmit dhe faktin që ky sulm ishte i paprovokuar nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër.

Jemi konsultuar me aleatët në NATO si partnerët Evropiane. U kemi kërkuar mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe për të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë”, tha Xhaçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit