Komisioni për reformën territoriale ka nisur me debate mes dy drejtueseve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi. Shkak u bë mungesa nga bashkia Tiranë. Çupi kërkoi që të ishte Erion Veliaj vetë që të tregonte problemet. Kjo shkaktoi debat me Denajn për disa minuta. Më pas vijoi normalisht dëgjesa me kryetarin e bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Pjesë nga debati
Anila Denaj: Nuk kemi debat për radhën, por është e rëndë që opozita nuk ka prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.
Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.
Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte.
Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty (Erion Veliaj).
Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar. Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.
Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.
Anila Denaj: Pa emocione.
Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë.
Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë. Jam e kënaqur që kemi kuorumin. Vazhdojmë.