-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, detaje të reja: U godit në kokë

Kryesoret

Zbardhen informacione të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit 46-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm, në zonën mes Psinthos dhe Afandos.

Nga deklarimet e hotelierit 53-vjeçar dhe djalit të tij, ashtu edhe nga konstatimet e autoriteteve.

Fillimisht rezultoi se vdekja e tij ishte për shkak të mbytjes, por akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë.

Të akuzuar për vdekjen tragjike të kontraktorit janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar.

Ndërsa shkaqet mësohet të jenë financiare dhe konkretisht, një shumë prej disa mijëra eurosh, të cilën 53-vjeçari dyshohet se i detyrohet për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019 shqiptari.

Babë e bir, deklarojnë se ka qenë një aksident pasi siç thanë, ka ndodhur një incident me 46-vjeçarin shqiptar, i cili në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar 20-vjeçarin.

Nga këqyrja e kryer në trup nga mjeku mjekësor, Panagiotis Kotretsos, janë konstatuar dy goditje në kokë nga të cilat janë shkaktuar lëndime.

Nga këto plagë, sipas ekspertizës, shqiptari 46-vjeçar ka ndërruar jetë.

.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit