Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura, të moshës nëntë dhe 11 vjeçare, në Prishtinë.
Rastin në polici e ka raportuar babai i dy viktimave. Të arrestuar janë dërguar në rajon.
Njoftim
Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.