Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me varfërinë në vend si dhe bordet e formuara për naftë.
Ai ka theksuar se në këtë kohë krize qeveria po vjedh hapur me rrugën e Qafë Plloç-Quks.
“Nuk po ndalem në hipokrizi dhe demagogji se u dëgjuan shqiptarët sot. Asnjë prej jush s’mund të takohej një zgjedhës, një infermiere apo mësues. S’mund t’i dilni para se jeni të ngujuar në këtë sallë. Flisni si në filma.
S’ka shqiptarë që ju nuk e neverit në këtë cinizëm të thellë që dëshmojnë ndaj tyre. Flitet për krizë dhe ka një krizë s’mund të mohohet. Po në Shqipëri ka një dopio krizë, pasi në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, përveç spekulimit të spekulantëve, kryespekulant është qeveria që vjedh qytetarët.
Si në asnjë vend tjetër, nafta ulet në bursë, rritet nga bordet komuniste. Vjedhjet që bëni me punët publike, duke ndërtuar rrugë me çmim 8 herë më të lartë se standardi europian. Shko pak zonjë kontrollo rrugën Quks-Qafë Plloç se çka ka ndodhur?!
Mblidhi këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që i jep 3 mln shqiptarëve gjithsej 50 mln euro ndihmë, është tallje,” u shpreh Berisha.