Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e stome në Gjirokastër, me akuzën e kalimit të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.
Policia e Gjirokastrës raporton se arrestimi i N. M., 47 vjeç ka qenë organizatori i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA,për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimeve monetare, që varionin nga 350 euro deri në 1500 euro për person.
Në cilësi të provave materiale ju sekuestruan 1 automjet, 5 aparate celulare dhe një sasi parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.