-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi për “Presige Resort”: Rama ka 9 vite që lahet e shpëlahet si do vetë te pishinat

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, nga foltorja në Kuvend u shpreh se Rama po dhunon median e lirë.

Ai u ndal te sulmi i IKMT-së në resorin e Hysenbelliut, ku tha se është sulm i hapur ndaj medias së lirë.

“Çështja e Prestige Resort qartazi nuk është e një ndërtimi pa leje. U vërtetua që ishte Rama që kishte shkuar tek pishina e famshme ku ka 9 vite që lahet e shpëlahet si do vetë.

Jo vetëm ai por dhe shumë të tjerë e këtij krahu te mazhorances. Nuk ishte as çështje mos pagimi taksash se Irfani me bizneset e tij së paku i ka dhënë buxhetit të shtetit miliona euro e ka punësuar mijëra shqiptarë.

Nuk është as si bosët e incenerartorëve që kanë grabitur, marrë e helmuar dhe madje jan në kërkim kombëtar por së paku këtë Irfanin e tmerrshëm që paska bërë gjëmën ne Golem ti kishit dhënë statusin e investitorit strategjik. Kujt nuk ia keni dhënë me kuc e mac i keni dhënë këtë stauts e para nga pas për investime, e kanë marrë lloj lloj e jo më një biznesmen investimi i të cilit ka kaluar miliona euro.

Kjo duket që është një cështje e goditjes së lirisë së medias, shantazhi e kontrollit dhe përvetësimit përmes aksioneve, jo më kot shumë nga pushtetarët, qeveritarët, krimi kanë aksione në pohuaj gjithë bizneset e suksesshme në Shqipëri kundrej shantazhit për të ruajtur biznesin por janë gjëra që do dalin më pas.

Pamjet brutale të Prestige Resort nuk ishin rrufe në qiell të pastër. Rama e ka dëshmuar konistencën e sulmit ndaj medias e ka përdorur parimin dora që duhet puthur duhet puthur, dora që duhet kafshur duhet kafshuar”, tha Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit