-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Mediat në Serbi shkruajnë se presidenti Aleksandër Vuçiç, do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi dialogun me Kosovën.

ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në orën 08:00.

Sipas mediumit serb në fjalë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, do të takohet menjëherë pas takimit të Vuçiç’it me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët special të Berlinit dhe Parisit, Jens Ploetner dhe Emmanuel Bonne.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ditë më parë kanë dërguar një mesazh të qartë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se të dy liderët duhet të marrin vendime të vështira në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Emmanuel Bonne, këshilltari kryesor në politiken e jashtme i presidentit francez, dhe Jens Plotner, me pozitë të njëjtë pranë kancerlarit gjerman, që nga dhjetori i vitit 2021, do të udhëtojnë drejt Kosovës.

“Propozimi ynë”, shkruajnë Macron e Scholz, “është, që Këshilltarët tanë të bëjnë një vizitë të përbashkët me Lajcak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”.

“Shpresojmë shumë që kjo iniciativë do të ketë interesin dhe përkrahjen tuaj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit