Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet mbi takimet e javës së shkuar.
Partizani është gjobitur me shifrën e 50 mijë lekë të reja për mos respektim të rregullores.
Ndërkohë Komisioni i Disiplinës ka dënuar në masë ekipet e Superiores.
Tirana, Teuta, Vllaznia dhe Kukësi janë gjobitur me 50 mijë lekë të reja, për sjelljen e gabuar të tifozëve.